Friday, May 29, 2015

Flamuri i Shqipërisë

        

Flamuri i Shqipërisë

Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.


Prejardhja

Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej "qytetit të amshuar", (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.

Skënderbeu


Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri I tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princ (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj.
Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda.
Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin "Fisnik i Republikës". (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali). Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të Heraldikës së tyre.
Punoi:Bledi Mazari

Shpallja e Pavarshis

                           Shpallja e Pavarsis

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në konferencen e ambasadorve në Londer vendim i së cilës qeshpallja e Principates shqiptare sovrane nga Perandorin Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

Fitoret e rrufeshme të shteteve ballkanike i detyruan Fuqitë e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të mos lejuar ndryshimin e statusit të quo-së në Ballkan. Qysh në fund të tetorit në rrethet diplomatike dhe në shtypin evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshimeve territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë. Në këto kushte, patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik krahas atij të “Shoqërisë së zezë për shpëtim” e të rretheve të tjera atdhetare brenda vendit. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte të shpëtohej Shqipëria nga copëtimi, të ruhej tërësia e saj tokësore e të mblidhej një kuvend kombëtar që do të vendoste për fatin e saj. Nismën për këtë veprim të ri e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët mendonin se do të kishin përkrahjen e Lidhjes Tripalëshe. Ata u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Aty u vendos të themelohej “një komitet drejtonjës” që të merrte në dorë qeverinë e vendit; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara qeverive të Fuqive të Mëdha “të drejtat kombëtare e lokale të popullit shqiptar” dhe një komitet në Bukuresht, që do të bashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera brenda e jashtë Shqipërisë për t’i ardhur atdheut në ndihmë. Mbledhja e Bukureshtit në vendimin e saj nuk përcaktoi qartë nëse do të kërkohej autonomi a pavarësi. Kjo do të përcaktohej, siç duket, nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve dhe nga qëndrimi që do të mbanin kundrejt çështjes shqiptare Fuqitë e Mëdha. Për këtë qëllim Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatë rrugës ose ndoshta në kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua për lëvizjen që kishte filluar në Shqipëri për mbledhjen e një kuvendi




Administrata turke në krahinat e Shqipërisë, të papushtuara ende nga ushtritë ballkanike, në përgjithësi nuk ishte në gjendje ta pengonte lëvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumë një konflikti të armatosur me shqiptarët, në një kohë kur po ndiqej këmba-këmbës nga aleatët ballkanikë dhe kur e vetmja rrugë tërheqjeje në perëndim ishte Shqipëria.Të shoqëruar nga delegatët e Durrësit, të Shijakut, të Tiranës e të Krujës, Ismail Qemali me shokët e tij u nisën për në Kavajë. Prej andej nëpër Karatoprak kaluan në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës, dhe më 25 nëntor arritën në Vlorë. Këtu delegatët e popullit shqiptar u pritën me festë. “Një zjarr i shenjtë patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali në kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”.Puna e parë e udhëheqësit patriot qysh më 26 nëntor ishte organizimi i forcave të armatosura




Shqiptaret ishin dhe jan burra ,tirma te fort dhe  ata mendonin se nje dit dot te fitonin dhe kjo qe ndodhi .Me 2 nentor te vitit 1912 ismail Qemali bashk me shoket e ti shpalli pavarsin kombetare SHQIPTARE.




Punoi:Bledi Mazari









Historia e popullit shqiptar [Bledi]

Historia e popullit shqiptar

Historia e popullit shqiptar. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX Autori: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë. Shtëpia botuese "Toena". Viti i botimit 2002, faqet e librit 806. 
Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
Në vëllimin e saj të parë, lexuesi do të njohë faktet rreth lashtësise së popullit tonë dhe prejardhjes së tij pellazge. Më tej ai do të vazhdojë në një udhëtim ku do të njohë të gjitha fiset ilire dhe shtrirjen e tyre gjeografike




Në këtë vepër do të hasë mbretërit e mëdhenj ilirë: Likurgu, mbreti i parë ilir; Bardhyli, i cili i bëri ballë me sukses sulmeve të mbretërve maqedonas dhe Pirron e Epirit, prijësin epik mollos, i cili është cilësuar nga Hanibali si "prijësi ushtarak më i mirë i kohës" dhe Plutarku e vlerësonte si "një nga personalitetet më të rëndësishëm te kohës së tij". Lexuesve do t`u paraqitet një panoramë e plotë e mbretëreshës legjendare Teuta: luftërat e saj kundër Romës dhe gjithashtu tradhinë e gjeneralit të saj më të afërt Dhimitër Farit. Pas rënies nën pushtimin romak, lexuesit do të njihen me çdo zhvillim ne çdo fushë të jetës së asaj periudhe duke përfshirë edhe kryengritjet e Batos.
Mesjeta do t`i gjejë trojet shqiptare të sunduara nga një grusht feudalësh apo gjithnjë ne luftë kundër anzhuinëve, bullgarëve apo serbëve të Stefan Dushanit. Por kjo periudhë do të shënoje një moment tepër të rëndësishëm: krijimin e shtetit të përqendruar shqiptar Principatës së Arbrit.
Më tej lexuesi do të bjerë në vorbullën e dyndjeve osmane. Ai do të njihet me betejat me në zë të asaj kohe si Beteja e Fushë-Kosovës. Pjesë e kësaj periudhe është edhe Epoka e Skënderbeut, një epokë dhe personalitet të madh me të cilin identifikohemi edhe sot.
Vorbulla e sundimit osman do ta shoqërojë lexuesin për një kohë të gjatë duke i paraqitur një sërë ngjarjesh. Pas vdekjes së Skënderbeut vjen edhe konsolidimi i pushtimit osman. Por ai nuk do të pranohet lehtë nga shqiptarët, sepse një sërë kryengritjesh shënjohen në këtë periudhë si kryengritja e drejtuar nga Pjetër Bogdani dhe nje sërë të tjerash.
Një moment interesant i sundimit osman është edhe ngritja e pashallëqeve shqipare, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: Pashallëku i Bushatllinjve dhe Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës. Lexuesit do të njihen me organizimin dhe natyrën e drejtuesve të tyre dhe me faktin interesant se qe Ali Pashai që paraqiti i pari idenë e krijimit të një monarkie kushtetuese në Ballkan.
Vepra do të vazhdojë edhe me një thellim mbi ngjarjet më të rëndësishme në fushën kulturore, arsimore, sociale dhe ekonomike për të dhënë një tablo të plotë të asaj periudhe.